Balaj dhe Gruda, dyshja shkodrane që po udhëheq Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 10:33

Balaj dhe Gruda, dyshja shkodrane që po udhëheq Vllazninë

Rezultatet e arritura në kampionat nga ekipi i Vllaznisë, natyrshëm që janë meritë totalisht e grupit të lojtarëve dhe për më tepër edhe e stafit të ri teknik që ka sjellë atë ndryshim rrënjësor në skuadër. Mirëpo, ashtu si në çdo skuadër tjetër, ka edhe nga ato lojtarë që e kanë mbartur më tepër peshën e minutave dhe të aktivizimeve në kampionat.

balajj

Dyshja e sulmit Bekim Balaj e Ildi Gruda janë ata që kanë marrë më shumë minuta aktivizimi. Ata nuk janë të vetmit, pasi në minutat e marra në këtë sezon pas tyre është serbi Millosh Stojanoviç. Kapiteni Bekim Balaj ka luajtur për 2427 minuta në takimet e këtij sezoni, ndërsa pas tij vjen sulmuesi tjetër ai anësor, Ildi Gruda. Ai mori pak minuta në takimet e para të sezonit, por më pas ishte një nga lojtarët që morri më shumë minuta aktivizimi pas Balajt. Ai ka mbi këmbët e tij 2258 minuta lojë, duke qenë menjëherë pas kapitenit.

Ndërsa vetëm 10 minuta më pak sesa Gruda është aktivizuar dhe renditet i treti në listë serbi Stojanoviç. Ai ka marrë 2248 minuta në këto 28 takime. Dyshja Balaj e Gruda janë edhe ndër lojtarët që janë aktivizuar më shumë në 28 përballjet e kampionatit. Por kësaj here sulmuesi anësor Ildi Gruda është aktivizuar në 28 takime, pra nuk ka bërë mungesë në asnjë përballje pavarësisht se në startin e sezonit disa prej tyre i ka nisur nga stoli, apo është zëvendësuar gjatë tyre. Pas tij me 27 takime të luajtura është kapiteni Bekim Balaj që duket se është një nga lojtarët që ka kontribuar më për këtë skuadër në këtë sezon. Pas tyre kësaj here nuk është sërish serbi Stojanoviç, por kësaj here është kosovari Lorik Boshnjaku që ka qenë pjesë e ekipit në 26 përballje nga 28 të zhvilluara.

GOLAT – Dyshja e sulmit Balaj e Gruda nuk janë ato që udhëheqin statistikat e minutave të marra apo takimeve të zhvilluara në këtë sezon. Kjo dyshe është edhe udhëheqësja e Vllaznisë në sukseset e deritanishme. Ata së bashku kanë shënuar 23 nga 36 golat e kuqebluve në 28 javë. Pra të dy së bashku kanë shënuar 64% të golave të shënuar nga skuadra e tyre. Bekim Balaj, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i Superiores ka shënuar 15 gola, ndërsa Gruda ka shënuar 8 të tillë. Kjo dyshe tregon edhe njëherë se ka bërë më të mirën deri tani për Vllazninë.

Nga ana tjetër nisur nga golat e tyre nga 49 pikët ku kuqeblutë janë vetëm dy pikë larg Egnatias që kryeson. Pa mohuar kurrsesi lojën dhe performancën e bërë nga gjithë lojtarët e ekipit, nga golat e shënuar në 10 ndeshje, fitoret kanë ardhur me golat e shënuar nga kjo dyshe. Në total 30 pikë, që janë më shumë sesa gjysma dhe tregojnë se sulmi shkodran po funksionon më mirë se asnjëherë në vitet e fundit. Për ndeshjet e fituara në fjalë, merret parasysh goli i fitores ose i pari që i ka dhënë avantazhin skuadrës drejt triumfit. Nga 5 ndeshje për secilin lojtar, që tregon besimin e gjithë Vllaznisë te sulmi i tyre.

Gjithsesi, pavarësisht statistikave të kësaj dyshe Vllaznia e teknikut Osmani ka një grup lojtarësh që kanë kontribuar dhe kontribuojnë që të arrijnë më të mirën në këtë sezon, ku janë në luftë në dy fronte si të dytët në kampionat dhe po ashtu edhe një prej katër ekipeve që do të vazhdojnë të kërkojnë trofeun e Kupës.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"