Bajerni kërkon yllin e Rusisë në Botëror, Manxukiç vjen nëse ikën Levandovski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 15:52

Bajerni kërkon yllin e Rusisë në Botëror, Manxukiç vjen nëse ikën Levandovski

Bajerni Mynihut ka filluar prej më pak se dy javësh përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e udhëhequr nga trajneri i ri Niko Kovaç ka zhvilluar seanca stërvitore me intensitet të lartë. Ish- trajneri i Frankfurtit kërkon një skuadër kompetitive në kampionat dhe në Champions. Ndërkohë që drejtuesit e merkatos, me në krye Hasan Salihamixhiç, është vënë në lëvizje për të plotësuar dëshirat e trajnerit.

aleksander golovin

Por janë Hënes dhe Rumenige, ata që do të kenë fjalën e fundit përsa u përket transferimeve. Ata janë në dijeni të listës së lojtarëve, që dëshirohen nga trajneri në këtë merkato. Por më parë duhen shitur lojtarë. Vidal, Levandovski, Alaba dhe Boateng mund të jenë të sakrifikuarit e Kovaçit, edhe pse ai personalisht nuk ka kërkuar që asnjëri nga këta të largohet nga skuadra. Ka qenë dëshira e lojtarëve, ajo që ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për ndonjë largim të mundshëm.

MERKATO NË HYRJE

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kanë dalë emra të rinj që mund të veshin fanellën e kampionëve të Gjermanisë. Mesfushori rus, Aleksandr Golovin, që luan në kampionatin vendës, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e mira të tij. Ai është vetëm 22- vjeç dhe Bajerni mund të jetë një skuadër ideale për të. Bavarezët nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e rikthimit të Mario Manxukiç, që luan me Juventusin në Itali. 32-vjeçari e njeh mirë ambientin në Mynih dhe vazhdon të ruajë marrëdhënie me disa nga ish-shokët e skuadrës. Arjen Roben deklaroi se Manxukiç do të ishte lojtari i duhur për gjermanët, të cilët do të kishin në skuadër një njeri të mirë dhe lojtar me cilësi të shkëlqyera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"