Bajerni gati të largojë Boatengun dhe Alabanë, bavarezët piketojnë mbrojtësin në…ligën e dytë angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 19:25

Bajerni gati të largojë Boatengun dhe Alabanë, bavarezët piketojnë mbrojtësin në…ligën e dytë angleze

Dy qendërmbrojtësit e pikasur të Bajernit, Zherom Boateng dhe David Alaba ende nuk po rinovojnë kontratën me kampionët e Europës dhe mund të largohen nga bavarezët në fund të sezonit. Klubi gjerman po mendon të transferojë qendërmbrojtësin Omar Riçards, i cili aktivizohet me skuadrën e ligës së dytë angleze, Riding.
0_Reading-v-Wycombe-Wanderers-Sky-Bet-Championship
Duke parë problemet ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, drejtuesit bavarezë duan të investojnë besimin e tyre tek i riu anglez Riçards. Nëse ai do të vijë te Bajerni, klubi gjerman nuk do të paguajë asnjë para, pasi dhe 22-vjeçarit i skadon në verë kontrata me Ridingun. Lajmi raportohet nga media gjermane “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"