“Bajerni dëshiron ta marrë”, Uli Hënes zbulon trajnerin e piketuar: Po punojmë për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 15:09

“Bajerni dëshiron ta marrë”, Uli Hënes zbulon trajnerin e piketuar: Po punojmë për të

Valsi i pankinave do të jetë i nxehtë këtë verë, duke parë që disa trajnerë do të jenë të lirë dhe disa skuadra prestigjoze do vihen në kërkim të një tekniku.

henes

Liverpul, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut janë në kërkim të një trajneri të ri, por edhe në Itali nuk ka siguri për Juventusin dhe Milanin, me Alegrin dhe Piolin që mund të thonë lamtumirë në fund të sezonit. Ka kaq shumë trajnerë që mund të ndryshojnë dhe emrat më të përfolur këto ditë janë padyshim ata të Antonio Conte, Roberto De Zerbi, Tiago Mota dhe Ksabi Alonso.

Është e qartë se do të ketë një domino të vërtetë në verë dhe për këtë arsye do të jetë interesante të kuptohet nëse Alonso do të ulet në stolin e një skuadre të madhe, duke u larguar nga Leverkusen. Në gjurmët e tij, është edhe Bajerni i Mynihut dhe presidenti i nderit, Uli Hënes, i intervistuar nga Ran Sports, konfirmoi gjithçka, por nuk do të ishin të vetmit që duan spanjollin:

“Liverpul dhe Real Madrid janë duke punuar. Ksabi ka dëshmuar se është një trajner i klasit botëror dhe Bajerni gjithashtu dëshiron ta marrë, por do të jetë shumë më e vështirë. Ne po punojmë gjithashtu për të” – theksoi Hënes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"