“Bacaj gjykoi si një kamikaz ndaj nesh”, Luzi mohon dhunën: Ishte tifoz dhe goditja mbeti në tentativë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 13:51

“Bacaj gjykoi si një kamikaz ndaj nesh”, Luzi mohon dhunën: Ishte tifoz dhe goditja mbeti në tentativë

Luzi 2008 mohon dhunën në stadium. Edhe pse policia njoftoi se një punëtor fushe goditi arbitrit Xhuljan Bacaj pas ndeshjes me Lushnjës, në klub kanë një tjetër variant. Ata sqarojnë se ishte një tifoz ai që hyri në fushë, por që kurrë nuk e sulmoi kryesorin. Edhe pse tentoi, ndërhyrja e stjuardëve shmangu incidentet dhe grushtet.

MixCollage-28-Jan-2024-07-00-PM-7368

Me anë të një reagimi për mediat, ata i drejtohen edhe opinionit publik dhe FSHF-së.

REAGIMI I KLUBIT

“Dënojmë me ashpërsi atë veprim të tifozit tonë pas përfundimit të takimit. Me këtë rast e ripërsërisim, se nuk pajtohemi kurrsesi me atë që ndodhi. Gjyqtari nuk ka arritur të goditet, por është tentuar të goditet. Ne falënderojmë stjuardët që nuk lejuan që gjyqtari të goditej. Për këtë administrojmë dhe pamje filmike. KF Luzi i themeluar në 2008 ka garuar me dinjitet, ‘fair play’ për plot 15 vite. Mjafton të kujtojmë këtu se në fazën e parë jemi mundur në të gjitha takimet në Luz, por stafet, lojtarët e ekipeve dëshmojnë se janë pritur e përcjellë si miq përtej humbjeve tona.

Luzi 2008 është një klub province që falë investimeve private e dashamirësisë së presidentit Albert Lusha ka arritur të argëtojë, kënaqë, por edhe kulturojë banorët e tifozët jo vetëm të Luzit, por edhe qendrave të banuara afër tij. Në Luz kanë zbritur emra të mëdhenj, si Dinamo, Partizani, Flamurtari, Besa, Skënderbeu, Bylis dhe janë nderuar, respektuar përtej faktit se na kanë mundur. Ndërkohë që apelojmë gjykimet aspak të paanshme dhe hapur kundër Luzit, si gjyqtari në takimin ndaj Lushnjës, që nxisin reagime të pankinës, stafeve dhe tifozëve të mos shihen më në futbollin shqiptar. Gjyqtari Xhuljano Bacaj ka gjykuar si një kamikaz në dëm të Luzit, në çdo veprim të tij, ndërkohë që dy anësorët D.Përndreca dhe E.Hasanaj kanë dëshmuar ndershmëri e profesionalizëm.

Luzi 2008 e shpall të padëshirueshëm këtë gjyqtar për gjithë sezonin. Secili, duke nisur nga Luzi 2008 të marrë djersën e derdhur në fushë. Me këtë rast KF Luzi apelon që të mos hidhet poshtë djersa e futbollistëve, presidentit, nisur nga veprimi individual i dënueshëm i një tifozi, çështje që tashmë i ka kaluar organeve kompetente. Një veprim sado i dënueshëm që është, nuk mundet dot të hedhë baltë mbi investimin dhe angazhimin e një klubi të tërë. Për më tepër që kurrë në këto 15 vite, nuk është përfshirë në incidentin më të vogël.

Do të vijojmë të punojmë fort me stafet, futbollistët, tifozët që ky incident të mbetet i izoluar dhe kurrë nuk do të përsëritet në stadiumin tonë. Mbetemi me besim, shpresë e bindje se komisionet komptente të FSHFsë do të ngrihen në lartësinë e një gjykimi korrekt, real, bazuar realisht në atë incidenti në atë 94 minutësh që u përshkrua nga ‘fair play’. Edhe pas incidentit, gjyqtarët, stafi e lojtarët e Lushnjës nuk u shfaqën për asnjë moment të shqetësuar, përkundrazi pranuan faljen tonë dhe dënimin e fortë të atij momenti”, shkruhej në këtë reagim.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"