Babë e bir kundra, sherr për Milanin në familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 20:00

Babë e bir kundra, sherr për Milanin në familje

Xhanluka Galiani, djali i ishadministratorit të Milanit Adrino, ka dalë kundër drejtuesve aktualë kuqezi. Më anë të një postimi në rrjete sociale, 46- vjeçari ka sulmuar krerët e “Djallit” duke deklaruar: “Drejtues me paga unikale në historinë e futbollit botëror që shkarkojnë përgjegjësi mbi trajnerët dhe lojtarët pa dalë vetë në skenë”.

6577dc89eeccd6f52ad43f7330a1e796-64255-1395055689

Megjithëse nuk përmend emra apo skuadra, duket qartë që bëhet fjalë për Milanin pasi postimi i Xhanluka Galianit shoqërohet nga një zemër e thyer (gjysmë e kuqe e gjysmë e zezë) dhe një flamur amerikan që me shumë gjasa përfaqëson kombësinë e “Elliott”, fondi që ka nën pronësi 98,6 për qind të aksioneve të “Djallit”.

Pas ktij postimi ka reaguar menjëherë i Adriano Galiani. Ish-drejtuesit kuqezi, aktualisht në krye të Monzës ka sqaruar për mediat: “Im bir është madhor dhe nuk jam unë frymëzuesi i atij postimi, i cili as që përkon me atë që është mendimi im”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"