Babai i futbollistit të Skënderbeut hero, tregon si shpëtoi 17-vjeçarin nën rrënoja pas tërmetit: Për ta mbajtur gjallë i thosha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 23:13

Babai i futbollistit të Skënderbeut hero, tregon si shpëtoi 17-vjeçarin nën rrënoja pas tërmetit: Për ta mbajtur gjallë i thosha…

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

ruzhdi gripshi

Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skëndërbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmëndje për gjithcka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.

‘’Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, rrëfen Gripshi për Top Channel.

Ai nuk do e harrojë kurrë gjithcka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqëndruar djalin 17 vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij./TOP CHANNEL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"