Auzilio sulm për Kandrevën, kinezët sjellin Tekseirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 11:33

Auzilio sulm për Kandrevën, kinezët sjellin Tekseirën

Edhe pse është ende herët që të flitet për goditje të mbaruara, jemi shumë pranë transferimeve të para të mëdha. “Suning Group” ka nisur punën për të ndërtuar Interin që me shumë mundësi pritet të jetë e vetmja skuadër që do të rivalizojë me Juventusin. Auzilio po punon në Itali për Kandrevën. Ndërsa kinezët nga ana tjetër kanë gati lëvizjen që do të bindin Mançon të mos largohet.

ANTONIO KANDREVA

Kandreva

Pak ditë më parë drejtuesit e Interit kanë kontaktuar me homologët e tyre te Lacio për të kërkuar informacione rreth Antonio Kandrevës. Mesfushori i djathtë i Lacios është zgjedhur nga Mançini për të plotësuar repartin ofensiv të zikaltërve. Në tentativën e parë Interi mori një përgjigje “të kripur”.

Klaudio Lotito u tha se nuk do të negocionte për çmimin e kartonit të lojtarin që e vlerësonte 25 milionë euro. zikaltrit u tërhoqën dhe pritën që të bënte lëvizjen e vet edhe vetë lojtari, i cili dy ditë më parë, duke kërkuar shtëpi në Milano, i la të kuptonte presidentit se donte Interin.

Mancini-Ausilio_DAN3993-900x4441-e1454325439560-610x400

Për këtë arsye, Auzilio ka takuar dje Lotiton gjatë caktimit të kalendarit të sezonit të ardhshëm të Serisë A. Drejtori sportiv mësohet ta ketë vënë në dijeni presidentin lacial se shoqëria e tij nuk do të ofronte më shumë se 22 milionë euro për 29-vjeçarin.

Kështu brenda pak ditësh pritet që dy klubet, të cilët kanë bërë edhe më parë marrëveshje të tjera (para pak vitesh Tohir bleu Hernanesin për 20 mln euro), të arrijnë akordin që do të kthejë në zikaltër Kandrevën.

teikseira

Tekseira

Por Kandreva nuk është lojtari i fundit që do t’i bashkohet Interit këtë verë. Mësohet se “Suning Group” në takimin që do të mbajë me Mançinin në SHBA do ta informojë se shumë shpejt do t’i japë Aleks Tekseirën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"