Autorizim për “jabanxhinjtë”, nisin hallet për klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 14:42

Autorizim për “jabanxhinjtë”, nisin hallet për klubin e Kategorisë së Parë

Elbasani do të rikthehet në fushë të hënën. Puna do të nisë në mënyrë individuale, duke respektuar masat e vendosura nga qeveria. Lajmi i startit të kampionatit ka qenë i shumëpritur, edhe pse verdheblutë e dinë që nuk do ta kenë autostradë.Turbina-Elbasani

Pas qetësisë paraprake, tani nisin edhe “hallet”. Klubi duhet të zgjidhë në kohë rekord rikthimin e “jabanxhinjve”, derisa nis edhe nis stërvitja. Pjesa më e madhe e futbollistëve aktualë të skuadrës jetojnë në kryeqytet dhe ky është një problem më vete.

Elbasani është një zonë e gjelbër dhe ka lehtësira në lëvizje, ndërsa Tirana vijon të jetë zonë e kuqe. Kush hyn apo del nga kryeqyteti, duhet të pajiset me autorizim, pasi në të kundërt nuk mund të dalë dot.

Për Elbasanin ky nuk është një problem i vogël, edhe pse në pamje të parë mund të duket një çështje burokratike dhe do të mjaftonte vetëm një letër nga klubi i futbollit për ta zgjidhur.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"