Autori i fitores së gjirokastritëve, Benito Çulli: Luftëtari në të Parën, radha të mundim Shkumbinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 20:02

Autori i fitores së gjirokastritëve, Benito Çulli: Luftëtari në të Parën, radha të mundim Shkumbinin

Luftëtari ia doli të hipotekonte fitoren e radhës në shtëpi përballë Këlcyrës, ku meritë pati qendërmbrojtësi Benito Çulli. Me penalltinë e shënuar të dielën, Çulli prek shifrën e 5 golave për gjirokastritët, një më pak se Ardit Ziaj.

benito culli luftetari

Mbrojtësi Çulli, për “Panorama Sport”, pas fitores së fundit të Luftëtarit u shpreh: ”Në futboll nuk ka ndeshje për t’u nënvlerësuar. Nuk ndodhi kështu edhe me Këlcyrën, ndonëse fituam me rezultat të ngushtë. Pikët vlejnë në futboll, ndaj kërkohet impenjim dhe vlerësim për çdo kundërshtar. Përballjet në vijim me Shkumbinin dhe Orikun janë shumë se të vështira.

Për të menduar për ndeshjen me Pogradecin ka shumë kohë. Të kalojmë me sukses transfetën peqinase, gjë për të cilën jam i bindur se do t’ia dalim. Pastaj të përqendrohemi te ndeshja me Pogradecin. Luftëtari është ndërtuar për një objektiv, atë të ngjitjes në Kategorinë e Parë dhe në fund do ia dalim”.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"