Asnjë humbje në kampionat, Partizani U-17 shpallet kampion i Ligës Amatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 11:50

Asnjë humbje në kampionat, Partizani U-17 shpallet kampion i Ligës Amatore

Një tjetër ekip i akademisë së klubit të kuq e mbyll sezonin 2021-2022 me trofe.

PARTIZANI U-17

Bëhet fjalë për Partizanin U-17, që është pjesë e Ligës Amatore dhe drejtohet nga trajneri i mirënjohur, Marko Pelinxhi.

Ky i fundit, bashkë me kolegun tjetër, Ilir Bushati, kanë udhëhequr skuadrën këtë sezon, duke mos pësuar asnjë humbje në kampionat.

Sezoni i gjatë është mbyllur në mënyrën më të mirë nga paratërinjtë e kuq, teksa u dalluan lojtarë si K.Alla, U.Alla, Bali, Spahiu, Neranxi, Himallari, Lena, Tushi, Kovaçi, Tabaku, Seferi, Kamberi dhe Mateo Shehu, i cili është i biri i legjendës së kuqe, Ylli Shehu.

“Është një grup i mirë lojtarësh që premton shumë për të ardhmen. Falënderojmë klubin për mbështetjen dhe federatën për organizimin e Ligës Amatore”, ka thënë trajneri Pelinxhi për “Panorama Sport”.

Ndërkohë, edhe ekipi tjetër U-17 i “demave”, i drejtuar nga Ledio Pano, e mbylli me trofe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"