Askush si Bekim Balaj tek Vllaznia, kuqeblutë krijojnë varësi nga sulmuesi shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 18:17

Askush si Bekim Balaj tek Vllaznia, kuqeblutë krijojnë varësi nga sulmuesi shkodran

Vllaznia ka lojtarë të mirë në të tre repartet, por rolin e liderit askush nuk mund ta bëj si Bekim Balaj.

balaj

Sulmuesi me eksperiencë është ai që drejton ekipin në fushë, falë fuqisë së tij fizike dhe më tepër akoma në aspektin moral. Balaj është lojtari që di të veprojë si duhet në situatat më të vështira të ndeshjes.

Kuqeblutë kuptohet që kanë një lloj varësie nga Balaj, jo vetëm se ai po shënon golat vendimtarë vazhdimisht, por edhe për peshën që ai ka thjesht me praninë në fushë. Aftësia e lidershipit është e lindur dhe sulmuesi po e vë atë në shërbim të skuadrës. Vërtet një frymëzim për lojtarët e tij edhe me sakrificën që bën në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"