“Asensio më i miri në fushë”, Ançeloti pas fitores ndaj Sëlltikut: E prisja një reagim, e mora përgjigjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 15:13

“Asensio më i miri në fushë”, Ançeloti pas fitores ndaj Sëlltikut: E prisja një reagim, e mora përgjigjen

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dalë në konferencën për shtyp pas suksesit ndaj Sëlltikut që i ka garantuar vendin e parë në grup ekipit të tij. Madridi u është përgjigjur me pesë gola kritikave të ditëve të fundit për një rënie të rendimentit dhe trajneri Ançeloti e ka përmendur një gjë të tillë në konferencën për shtyp.

anceloti

“Objektivi ishte të fitonim dhe ta mbyllnim në vendin e parë. Ia kemi arritur duke luajtur mirë, edhe pse nuk dëshiroja që të pësonim gol. Gjithsesi, skuadra më ka pëlqyer, prisja një reagim të mirë dhe ndjesitë pas sfidës janë pozitive. Më vjen mirë që lojtarë të ndryshëm kanë gjetur golin”, ka thënë fillimisht Ançeloti.

Trajneri i Realit, nga ana tjetër, ka vlerësuar me nota pozitive edhe Valverden dhe Asension, dy nga më të mirët në fushë ndaj skocezëve.

“Për mua Asensio ka qenë më i miri në fushë. Ka bërë gjithçka mirë. Sa për Valverden kemi folur disa herë për të. Është në një formë të mrekullueshme. Nuk mund ta them se sa gola do të shënojë, por sa më shumë më mirë për ne”, ka thënë Ançeloti.

Gjatë konferencës së tij, trajneri Ançeloti ka përmendur edhe brazilianët Rodrigo e Vinicius, gjithashtu autorë golash, teksa pret që ata të dy të bëjnë një botëror të mirë me kombëtaren e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"