“As që e kam çuar ndërmend të udhëtoj drejt Uruguajt”, ja si i ka ardhur Suarez në ndihmë vendlindjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 20:08

“As që e kam çuar ndërmend të udhëtoj drejt Uruguajt”, ja si i ka ardhur Suarez në ndihmë vendlindjes

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka vendosur t’i vijë në ndihmë vendit të tij në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi, teksa ka ndihmuar të ushqehen 500 familje atje.

suarez barcelona

Udhëtimi drejt Uruguajit do të rrezikonte përhapjen e virusit më tej, pohon vetë 33 vjeçari, prandaj dhe ai vendosi të fliste në telefon me autoritet e vendlindjes dhe të paguante për ushqyerjen e 500 familjeve në nevojë.

Suarez

“As që e kam çuar ndërmend të kthehem në vendin tim, sepse mënyra më e mirë për t’u kujdesur për uruguajanët është të qëndroj këtu në shtëpi.

Nëse është e nevojshme unë do të ndihmoj nga distanca. Do ta bëj me krenari nëse duhet dhe sa herë të duhet. Rekomandimet e qeverisë dhe ekspertëve thonë të rrimë në shtëpi, prandaj duhet të bindemi të gjithë,” deklaroi Suarez.

Koronavirusi

Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje për shkak të koronavirusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 832 persona, ndërsa numri total ka arritur 5690.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"