Artur Magani largohet nga i ati, edhe Andi Ribaj e mbyll me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 11:23

Artur Magani largohet nga i ati, edhe Andi Ribaj e mbyll me Teutën

Tashmë është zyrtare, Artur Magani nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Sulmuesi peqinas ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me durrsakët dhe është një lojtar i lirë. Këtë e konfirmon vetë futbollisti, i cili për “Panorama Sport” shprehet se tashmë ka ndërprerë kontratën me Teutën. Për të ka qenë një eksperiencë shumë e mirë në Durrës dhe falënderon drejtuesit me në krye presidentin Edmond Hasanbelliu, por edhe tifozët durrsakë për mbështetjen. Arturi është djali i trajnerit të durrsakëve, Gugash Magani.

artur magani

“Nga sot (dje) jam lojtar i lirë dhe kam ndërprerë me konsensus marrëdhëniet e mia me klubin e Teutës. Çdo gjë është bërë me mirëkuptim nga të dyja palët. Unë dua të falënderoj presidentin Hasanbelliu si dhe drejtuesit e tjerë për mundësinë. Kam kaluar dy vite të bukura në Durrës dhe kjo falë edhe tifozerisë që na ka mbështetur, pavarësisht luhatjeve që kemi pasur.

Tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe i uroj ekipit dhe drejtuesve sa më shumë suksese. Për të ardhmen është herët të flas, por si lojtar i lirë do të vlerësoj çdo ofertë në drejtimin tim”, është shprehur Magani në prononcimin e tij.

Ribaj

Po dje është larguar nga Teuta edhe një tjetër lojtar, Andi Ribaj. Sulmuesi fierak falënderon të gjithë për këtë periudhë që luajti në Durrës dhe nuk harron të urojë Teutën të rikthehet në nivele të larta, siç e meriton.

ribaj

“Me përfundimin e sezonit, mbaroi edhe kontrata ime. Jam i kënaqur me ambientin në Durrës. Është një ambient shumë familjar dhe kjo falë drejtuesve që i falënderoj. Unë uroj që Teuta jo vetëm të ngjitet në nivelet më të larta dhe të mos shohë më këto pozicione”, tha Ribaj.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"