Arteta pas barazimit me Liverpulin: S’i vramë dot, gara nuk ka përfunduar! Ja mesazhi për lojtarët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2023 | 14:40

Arteta pas barazimit me Liverpulin: S’i vramë dot, gara nuk ka përfunduar! Ja mesazhi për lojtarët…

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, përpiqet të mbajë lart moralin e skuadrës së tij, pavarësisht se barazimi me Liverpulin i lë një shitje të hidhur për mënyrën se si po shkonte ndeshja. Gjithsesi, trajneri i “topçinjve” e pranoi një pikë në “Anfield Road”.0_Mikel-Arteta

“Imagjinoj se për botën ishte një ndeshje e shkëlqyer për t’u parë. Ne e nisëm shumë mirë. Por pas golit të Liverpulit, ndeshja ndryshoi. Ne humbëm kontrollin dhe nisëm të dhurojmë shumë topa. Ndeshja ishte e hapur. Na u desh portieri ynë në momentin e fundit. Besoj se barazimi është një rezultat i drejtë. Kur ishim 2-0 e kishim ndeshjen në dorë. Ai ishte shansi ynë për ta vrarë atë. Pastaj bëmë një gabim dhe tifozëria e tyre vazhdoi t’u jepte shpresë.

Aron ishte edhe njëherë tjetër fantastik. Është një leksion i madh në pjesën e parë. Ata erdhën këtu dhe luajtën me personalitet. U bë një ndeshje shumë kaotike. Liverpuli mund të kishte shënuar tre apo katër gola. Por edhe ne mund të kishim shënuar po kaq në fund prandaj është ky rezultati më i drejtë. Unë nuk kam parë asnjë skuadër që të dominojë në këtë fushë këtë sezon. Ata mundin çdo skuadër të madhe këtu. Ata luajtën kundër Realit dhe mund të kishin qenë në avantazh të katër golave pas 20 minutave”, tha trajneri spanjoll, i cili ka edhe një mesazh për lojtarët e tij: “Duhet të shohim përpara. Ata duhet të binden që të vazhdojnë të luajnë kështu siç bëmë në 30 minutat e para”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"