Arrihet akordi, rivali i Brojës te Çelsi transferohet te klubi i njohur francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 13:49

Arrihet akordi, rivali i Brojës te Çelsi transferohet te klubi i njohur francez

Spastrimet nga Çelsi nuk kanë fund dhe i radhës është Pier-Emerik Aubamejang, i cili ka arritur akordin me Olimpikun e Marsejës.

aubamejang

Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi nga Gaboni do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin e njohur francez, teksa Çelsi pritet që shumë shpejtë të japë dritën jeshile.

Aubamejang nuk arriti dot të shkëlqente me “Blutë”, teksa një pjesë të sezonit vendin e tij si titullarë e zuri Armando Broja, përpara dëmtimit të rëndë që i mbylli sezonin përpara kohe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"