Arratisja spektakolare/ Futbollisti i njohur i bën zbor policisë, ngjitet në çatinë e shtëpisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 11:00

Arratisja spektakolare/ Futbollisti i njohur i bën zbor policisë, ngjitet në çatinë e shtëpisë

Futbollisti i përfaqësueses zviceriane Bril Embolo, ishte protagonist i një situate të pakëndshme, teksa kishte marrë pjesë në një “party”.

Embolo

Sipas ‘Bild’, 23-vjeçari kamerunas, i cili është pjesë e Borusia Mynshengladbah, theu rregullat anti-covid, dhe së bashku me miqtë e tij iu arratisur policisë nga çatia. Kjo gjë konfirmohet edhe nga vetë policia nëpërmjet deklaratës zyrtare. “Policia rrethoi ndërtesën, kur papritmas një burrë u ngjit nga dritarja për në çati dhe kaloi në një apartament tjetër”.

1611000294

Sipas informacioneve të gazetës gjermane, ky duhet të jetë Embolo. Më pas policia i ranë ziles në atë apartament dhe thyen derën, por askush nuk ishte aty. Një arratisje spektakolare kjo e futbollistit të përfaqësueses së Zvicërs dhe miqve të tij. Në këtë ‘party’ ishin prezent 23 persona, 15 gra dhe 8 burra. Pa maska, pa distancë, duke thyer kështu rregullat anti-COVID.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"