Armand Duka reagon pas tritolit në shtëpinë e tij: E dëgjoi i gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 23:06

Armand Duka reagon pas tritolit në shtëpinë e tij: E dëgjoi i gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ka deklaruar se është i shokuar teksa ka theksuar se në banesë kanë qenë e gjithë familja e tij dhe se shpërthimin e ka dëgjuar i gjithë Durrësi.

duka

Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuc që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"