Milionat nga UEFA, Teuta arkëton shifrën rekord në historinë e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 21:14

Milionat nga UEFA, Teuta arkëton shifrën rekord në historinë e saj

Teuta vazhdon me arritjet historike këtë vit. Një vit më parë, skuadra durrsake triumfoi në kupë dhe Superkupë, ndërsa në sezonin 2020- 2021, e kulmoi me titullin kampion në Kategorinë Superiore.

teuta

Deri më tani, me këtë ecuri të artë në turin e tretë të Konferencë Ligës, skuadra durrsake vetëm nga shpërblimet e UEFA-s pa përfshirë të ardhurat e tjera, ka të garantuara të paktën 1 milion e 190 mijë euro.

Kjo, pasi 280 mijë dhe 260 mijë euro, durrsakëve u shkojnë si ekipi kampion, shpërblim nga UEFA dhe shpërblimi për pjesëmarrjen në turin e parë të Champions-it.

Më tej, Teuta merr tarifën e solidaritetit prej 100 mijë eurosh për turin e dytë të Konfrencë Ligës.

E kualifikuar në turin e tretë, skuadra durrsake ka të sigurt tarifën prej 100 mijë eurosh këtë tur dhe të paktën 550 mijë euro në rast eliminimi.

Në total, deri më tani, Teuta ka garantuar 1 milion e 290 mijë euro.

teu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"