Argjentina në finale, Pitana do të gjykojë Francë-Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 15:16

Argjentina në finale, Pitana do të gjykojë Francë-Kroaci

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, në program këtë të diel në orën 17:00, në “Luzhniki” të Moskës, do të gjykohet nga argjentinasi Nestor Pitana. Bilbili amerikano-jugor do të ndihmohet në menaxhimin e ndeshjes më të rëndësishme të “Rusi 2018” nga asistentët argjentinas Hernan Maidana dhe Huan P. Lates. Ndërsa holandezi Bjorn Kaipers do të jetë arbitër i katërt. Finalja e vogël, ajo për vendin e tretë, në program ditën e shtunë mes Belgjikës dhe Anglisë në Shën Pjetërburg (ora 16:00), do të gjykohet nga iraniani Alizera Faghani.

nestor-pitana-152885580968826180016

HISTORIKE – Kjo do të jetë ndeshja e pestë që 43-vjeçari Pitana do të drejtojë këtë Botëror. Ai ishte edhe gjyqtari i ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Rusisë-Arabi Saudite 5-0, Suedi-Meksikë 3-0. Çuditërisht, ai ka gjykuar si Francën, ashtu edhe Kroacinë në Rusi. Pitana ishte kryesor i ndeshjes që ballkanasit fituan me penallti ndaj Danimarkës në 1/8-at në Nizhni Novgorod dhe çerekfinalen e fituar 2-0 nga Franca kundër Uruguait, po në të njëjtin qytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"