Apolonia shuan zërat e merkatos: Uzuni është i yni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 19:38

Apolonia shuan zërat e merkatos: Uzuni është i yni

Zërat për një transferim të mundshëm të Myrto Uzunit te Partizani, kanë lënë të pakënaqur drejtuesit e Apolonisë, të cilët kanë përgënjeshtruar akordin e përfolur së fundmi për kalimin e lojtarit te skuadra kryeqytetase.

13315515_1110647452325219_6861626922577587116_n

Për “Panorama Sport”, administratori i klubit fierak, Kamber Memollaj, mohoi që të ketë një akord të tillë për largimin e lojtarit. Këtë qëndrim klubi e konfirmoi më pas edhe nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Nuk ka asnjë negociatë klub me klub për Uzunin apo për ndonjë lojtar tjetër. Klubi ynë ka kartonin e lojtarit dhe nuk është në dijeni të një kërkese të bërë dhe aq më shumë që të jetë pranë marrëveshjes.

12002930_430069917193727_5345321443778764950_n

Jemi të indinjuar për këtë situatë të papranueshme, kur rrjete sociale dhe gazeta, pa kurrfarë burimi zyrtar flasin për një transferim të tillë”, shkruhej në komunikatën e klubit fierak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"