Apeli i akademisë së Vllaznisës: Denonconi çdo abuzim në dëm të lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 17:00

Apeli i akademisë së Vllaznisës: Denonconi çdo abuzim në dëm të lojtarëve

Klubi i futbollit Vllaznia kërkon që të jetë transparent në të gjitha drejtimet dhe këtë kërkon ta bëjë edhe tek akademia e vet. Ai ka kërkuar përmes një postimi nga prindërit, por edhe të tjerë si bashkëpunim që të denoncojnë çdo abuzim.

Vllaznia akademia

Në këtë postim thuhej: “Akademia e Futbollit Vllaznia kërkon bashkëpunimin e të gjithë dashamirësve të sportit, prindërve, lojtarëve që të na informojnë në lidhje me çdo padrejtësi që mendoni se kryhet në dëm të lojtarëve të akademisë, abuzim apo çdo lloj forme e cila pengon rritjen e cilësisë sportive.

Duke respektuar të drejtën tuaj për të adresuar çdo shqetësim, Klubi i Futbollit Vllaznia do të angazhohet në maksimum për të rritur besimin ndaj publikut dhe së bashku të ngremë çdo shqetësim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"