Ankesat e Kukësit, reagon delegati Çela: Zbatoj vetëm rregulloren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 13:21

Ankesat e Kukësit, reagon delegati Çela: Zbatoj vetëm rregulloren

Besnik Çela, delegat në dy ndeshje të Kukësit këtë sezon, ka mbetur i zhgënjyer nga pretendimet e klubit verior. Ai ka reaguar për “Panorama Sport”, pas ankesave që shfaqi Kukësi.

Collage Maker-03-Nov-2023-01-19-PM-1190

“Jam i befasuar nga pretendimet e drejtuesve të Kukësit, sepse në dy ndeshjet ku unë kam qenë delegat, gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Kam qenë përkatësisht në humbjen e Kukësit 4-0 ndaj Egnatias dhe në fitoren ndaj Vllaznisë që e arritën me 10 veta. Nëse ndonjë nga zyrtarët e Kukësit pretendon që të mos zbatohet rregullorja dhe protokollet e një ndeshjeje futbolli, atëherë gabohet rëndë. Unë gjithnjë do të respektoj rregullat, kudo dhe kushdo qoftë ekipi që zbret në fushë”, deklaroi Çela.

EKSKLUZIVE/ Kukësi shpalli “non grata” disa gjyqtarë dhe delegatë, ja ndeshjet nën akuzë

EKSKLUZIVE/ Zbardhet letra e Kukësit për Dukën, klubi verilindor shpall “non grata” tre gjyqtarë dhe tre delegatë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"