“Andorra të bën të luash keq”, Memushaj: Nuk funksionoi i gjithë ekipi, na u fut frika…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:30

“Andorra të bën të luash keq”, Memushaj: Nuk funksionoi i gjithë ekipi, na u fut frika…

Memushaj ishte kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës. Në prononcimin për mikrofonin e “RTSH”, vlonjati u shfaq i drejtpërdrejtë duke deklaruar:

bandicam 2019-11-14 23-26-14-187

“Nuk ka ndikuar gripi. Kemi bërë një ndeshje jo të mirë. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë dhe Andorra të bën të luash keq. S’kemi luajtur mirë.

Nuk funksionoi i gjithë ekipi. Mbas golit të parë të gjithë mendonim që ndeshje do të ishte e lehtë. Pësuam golin dhe më pas na u fut frika. Mbas golit të parë duhet të kërkonim të dytin. U ulëm shumë si ekip. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të mendojmë me Francën”, u shpreh Memushaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"