Anderlehti kërkon t’i mbajë Abazajt rrogën, ish-lojtari i Sitit gati të paguajë nga xhepi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:10

Anderlehti kërkon t’i mbajë Abazajt rrogën, ish-lojtari i Sitit gati të paguajë nga xhepi

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ku deri tani janë regjistruar raste të shumta të prekurish dhe viktima të shumtë.abazaj-1

Pikërisht për shkak të këtij virusi, është pezulluar edhe futbolli që ka sjellë edhe probleme të shumta te ekipet. Financat e klubeve janë prekur nga ky pezullim, aq sa kanë kërkuar edhe uljen e rrogave të futbollistëve të tyre.

Një nga këto klube është edhe Anderlehti, që gjithashtu i ka kërkuar lojtarëve të mos iu japë rrogë për muajin prill. Nga kjo preket edhe Kristal Abazaj, i cili edhe pse është i huazuar te Kukësi, një pjesë të rrogës e merr nga skuadra belge.

Në këtë situatë do të prekej edhe sulmuesi shqiptar, si shumë të tjerë.  Megjithatë futbollistët e Anderlehtit ende nuk janë të sigurt për të pranuar këtë vendim, pasi kanë parë disa pika të tjera në klauzolë. vinsent kompani

Këtu mendon të ndërhyjë ish-lojtari i Sitit, Vinçent Kompani, i cili është trajner te ky klub dhe është i gatshëm që të paguajë nga xhepi në mënyrë që të mos krijohen përçarje mes klubit dhe lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"