ANALIZA/ Pesë arsyet pse Borusia fiton titullin në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 22:43

ANALIZA/ Pesë arsyet pse Borusia fiton titullin në Bundesligë

Dortmundi ka dhënë shenjën e parë! Pas fitores 3-2 ndaj Bajernit të Mynihut, një gjë është e sigurt, që verdhezinjtë mund të jenë skuadra favorite për të fituar kampionatin në maj. Pesë janë arsyet pse skuadra e Lusien Favres do të fitojë “Meisterschahlen” këtë sezon.

Bundesliga - Borussia Dortmund v Bayern Munich

1. Shtatë pikë diferencë

Borusia ka arritur të krijojë një diferencë prej shtatë pikësh me Bajernin pas fitores 3-2 në Dortmund të shtunën. Kjo nuk ndodhte që prej sezonit 2011- 2012. Verdhezinjtë nuk e kanë çuar dëm asnjëherë një avantazh të tillë, duke u treguar konstant dhe fituar në fund titullin kampion.

2. Ende asnjë humbje

“BVB” është skuadra e vetme që pas 11 javësh ende nuk ka pësuar humbjen e parë (8 fitore dhe tre barazime). Kjo është hera e dytë që verdhezinjtë nuk humbasin në 11 javët e para. Kjo ka ndodhur në sezonin 2002-2003 kur trajner ishte Matias Zamer. Edhe pse Bajerni në fund arriti të fitonte titullin, pasi skuadra e Zamerit la shumë pikë rrugës.

3. Dora e artë e Favres

Nëse Favre vendos të fusë një lojtar nga stoli, atëherë të gjithë duhet të bëjnë kujdes, pasi ky i fundit mund të jetë golashënues ose të japë asist për gol. 1\3 e 33 golave të shënuar nga skuadra e Borusias janë shënuar nga lojtarët e ardhur nga stoli. 8 gola të shënuar nga “xholat” është një rekord për Bundesligën. Rekordi në një sezon të shënuar nga lojtarët e ardhur nga stoli është 17, por nëse verdhezinjtë vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë rekordi mund të vendoset që në dhjetor. Pako Alkaser ka shënuar shtatë nga tetë golat e tij i ardhur nga stoli. Spanjollit i mungojnë vetëm 2 gola për të thyer rekordin e Nils Petersenti në sezonin 2016-2017.

4. Uri për të shënuar

33 gola të shënuar në 11 javë është një tregues i qartë i lojës sulmuese të skuadrës së Favres. Vetëm dy herë ka ndodhur kjo gjë. Në sezonin 1963-1964 dhe 1976-1977. Bajerni arriti vetëm një herë të shënonte kaq shumë në 11 javë, duke u shpallur më pas kampion i Bundesligës në sezonin 2015-2016.

5. Jo frikë nga rivaliteti

Falë fitores ndaj Bajernit, tani favoritët e tjerë për të fituar kampionatin janë Gladbahu dhe Laipcigu, kjo duke u bazuar në pikët në tabelën aktuale. Ndeshjet ndaj tyre do të luhen në javën e 18-të dhe 34- t. Bilanci në duelet e fundit midis këtyre skuadrave ka folur për një dom

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"