Kombëtarja po rritet, por Cikalleshit dhe Manajt u duhet punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 18:52

Kombëtarja po rritet, por Cikalleshit dhe Manajt u duhet punë

NEPTUN BAJKO

neptun bajko

Ishte një ndeshje pozi tive. Ekipi pasqyroi një qetësi, të cilën e shfaqi edhe në fushë duke administruar mirë topin. Nëpërmjet qarkullimit të shpejtë nga njëri krah në tjetrin kërkuan që të kapnin mbrojtjen kundërshtare në befasi. Por ashtu, vura re edhe autoritet te skuadra jonë, duke e menduar që edhe pse iknin minutat, goli do të vinte.

Aspekt tjetër pozitiv është që ka filluar një bashkëpunim i mirë midis reparteve. Binte në sy gjithashtu që veprimet e skuadrës fillojnë nga thellësia e mbrojtjes dhe gradualisht zhvendosen në gjysmëfushën kundërshtare. Më pëlqeu shumë kjo.

Shqiperia goli

Pavarësisht nivelit modest të kundërshtarit, sepse Moldavia duhet ta themi se ishte e tillë dhe bëri një lojë me shumë gabime, ekipi ynë ka meritën që arriti ta shfrytëzonte maksimalisht këtë gjë. Pra u tregua i vëmendshëm. Shënuan që në pjesën e parë tre gola, gjë që i dha siguri dhe besim. Duke marrë parasysh dy takimet e fundit, bindja ime, ndoshta jo e plotë, është që trajneri Reja është duke “votëbesuar” një mbrojtje komplekse, një mendim si ekip në këtë aspekt, duke i ngulitur me qetësi zbatimin e detyrave me topin në zotërim dhe lëvizjet pa top.

Kjo është një gjë shumë e mirë dhe e nevojshme për një ekip që kërkon rritje dhe perspektivë me baza të qëndrueshme. Trajneri e di dhe e ka të qartë tanimë se “lojtarët e mirë, trajneri i mirë…”. Në këtë aspekt pra, trajneri Reja ka zgjedhur një rrugë shumë të drejtë dhe profesionale. E them këtë, sepse ai ka ruajtur grupin e lojtarëve që luajnë në fushë, por edhe duke afruar edhe lojtarë me perspektivë, me moshë të re, por që luajnë në ekipet e tyre.

Çfarë mund të përmirësohet

Aspekt tjetër, unë shoh që në veprimet dhe lëvizjet në sulm, mungon befasia. Harmonizimi dhe intuita e dy sulmuesve CikalleshiManaj për të zhbalancuar rreshtimin e mbrojtjes kundërshtare. E them këtë sepse të dy sulmuesit pak ose aspak lidhen me njëritjetrin. Bashkëpunojnë pak për të arritur te goditjet nportë. Vërtet fitorja është shumë e thellë, por në portë ka pasur vetëm 2-3 gjuajtje në kuadrat. Mendimi im është që ndaj një kundërshtari me nivel tepër modest, duhej të ishin synuar goditjet nga distanca, qoftë edhe për një provë kënaqësie individuale.

Reja mbrojti dy portierët

Mendoj se Reja ka dashur t’i ruajë të dy portierët. Që do të thotë se duhej të luante Strakosha, duke menduar se futja e Berishës, si pasojë e një gabimi të Strakoshës, mund të ndodhte e njëjta gjë edhe me Berishën dhe pastaj telashet do të ishin akoma më të mëdha. Unë jam gjithnjë me parimin “dy të plagosur se sa një i vrarë”. Kështu që mendoj se me zgjedhjen e Strakoshës ai i ruajti të dy portierët. Duket që ka përvojë në menaxhimin e situatave.

tomas strakosha

Mbrojtja është me 5 dhe jo me 3

Kemi luajtur me pesë dhe jo me tre. Është mënyra e tillë që kur sulmon kundërshtari para zonës së rreptësisë, pra në gjysmëfushën tonë, marrin pjesë tetë deri në nëntë lojtarë. Të gjithë të qartë për detyrat mbrojtëse që duhet të kryhen. Trashi më pëlqeu shumë, sepse luajti sikur ishte prej kohësh titullar në Kombëtare.

Klaus Gjasula

Mesfusha, Gjasula është çelësi taktik

Gjasula është një futbollist taktikisht shumë i qartë. Ai luan me një pjekuri si një veteran. Për mendimin tim, ai është lojtari kyç i taktikës së Rejas për idetë që ka. Sa i përket Bares, me lëvizshmërinë që ka, me veprimet e tij me top dhe pa top, është i pozicionuar në atë pjesë të fushës ku ndihmon shumë ekipin, por duhet të luajë më shumë me kokën lart dhe të ketë shikim periferik më të shpejtë siç i kërkohet rolit të lojtarit të mesit të fushës. Koha do t’i shërbejë për t’u përmirësuar akoma më shumë.

* Shënim: Artikull ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"