Analiza/ Faza e parë e kampionatit me disa surpriza, La Liga më e ekuilibruar e 17 viteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 19:49

Analiza/ Faza e parë e kampionatit me disa surpriza, La Liga më e ekuilibruar e 17 viteve

La Liga rikthehet sërish në skenë pas ndalesës për Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit. Barcelona është kryesuesja e kampionatit dhe diferenca me vendin e fundit është 29 pikë. Faza e parë e kampionatit ka pasur disa surpriza në zonën e lartë të klasifikimit. Mbi të gjitha, Barcelona, e cila është fituesja e dy kampionateve të fundit, por ka bërë fazën më të dobët të saj që nga sezoni 2007- 2008. 

Barcelona-vs-Real-Madrid-LIVE-El-Clasico-score-news-line-ups-and-latest-updates-1218799

Në këtë sezon, katalanasve u kanë ikur nga duart 17 pikë. Reali i Madridit është përmirësuar në krahasim me vitet e fundit, kur ka pasur respektivisht 32 dhe 33 pikë. Kjo gjë ka bërë që të dyja skuadrat të udhëheqin kampionatin me pikë të barabarta. Atletiko, ashtu si Barcelona, ka arritur të grumbullojë 35 pikë, shumë pak në krahasim me sezonet e fundit. Duke bërë një projeksion, Barcelona dhe Reali do të arrijnë 80 pikë.

Le të zbresim pak në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku Espanjoli ka arritur të grumbullojë vetëm 11 pikë në fazën e parë. Por, diferencat me skuadrat më sipër janë të vogla dhe shanset për të mbijetuar janë të shumta. Distanca mes Barcelonës dhe Espanjolit është 29 pikë dhe kjo është më e ulëta në 17 vitet e fundit. Kjo do të thotë se ekipet e mëdha nuk kanë kaluar një moment shumë të mirë, por edhe se është ulur ndjeshëm diferenca në fushën e lojës.

Tani nuk është e pamundur që Barcelona të lërë pikë në një fushë të një ekipi mesatar apo Reali i Madridit të ndalet në “Bernabeu”. Futbolli i viteve të fundit ka ndryshuar shumë dhe Spanja është kampionati i parë që po e reflekton diçka të tillë. Kjo është për të mirën e garës dhe ekipeve të vogla, por jo për ekipet “big”, që duan t’i mbyllin llogaritë shumë shpejt dhe të fokusohen te kompeticionet e tjera.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"