Alegri largon vëmendjen nga Champions-i: Ky derbi vlen titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 10:51

Alegri largon vëmendjen nga Champions-i: Ky derbi vlen titullin

Bindjet e Masimiliano Alegrit prekin vetëm mesfushën me tre futbollistë, mungesën për turn-over të Bufonit dhe faktin që Mario Manxukiç do të mungojë pasi është me grip. Gjithçka tjetër u nënshtrohet dyshimeve dhe dilemave, edhe pse kalendari flet për një takim, ai ndaj Torinos, si diçka vendimtare për çështje të lidhura ngushtë me kampionatin.

Alegri2

Në sulm ka emergjencë, por Alegri nuk lëkundet, teksa, në konferencë për shtyp, deklaroi: “Ndaj Torinos zhvillojmë një ndeshje vendimtare për ambiciet tona në lidhje me Serinë A. Sigurisht që kemi edhe 13 takime për të ndjekur Napolin, por nesër(sot) do të duhen këmbë, teknikë dhe fizik”.

CHAMPIONS

Ajo që kërkon trajneri është ekzaktësisht e kundërta e asaj që u pa në Ligën e Kampioneve ndaj Totenhemit, megjithatë kupa me veshë të gjatë qëndron në qendër të ligjëratës së tij teksa shpjegoi:

Juventus

“Champions-i nuk duhet të shndërrohet në një fiksim pasi kemi të njëjtat mundësi për të kaluar turin që kishim përpara se të barazonim në shtëpi. Teknikisht, ajo ndaj Totenhemit ishte ndeshja ku kemi gabuar më së shumti duke kryer me sukses vetëm 55 për qind të pasimeve, ndërkohë që e zakonshmja jonë është diku te 70 për qind. Në ndeshjen e kthimit nuk mund të bëjmë më keq se kaq, pasi, pavarësisht një mbrëmjeje të mbrapshtë, kemi ende shanse për të eliminuar rivalët”.

PANORAMË

Formacioni në kokën e Alegrit është ende një tymnajë, e cila, me shumë mundësi, do të kthjellohet përpara derbit. Në lidhje me dyshimet e tij dhe gjendjen e skuadrës, tekniku 50-vjeçar deklaroi: “Manxukiç ka qenë me temperaturë dhe e dërgova në shtëpi. Në mesfushë do të luajnë Pjaniç dhe Khedira, ndërsa të tretin do ta zgjedh në momentin e fundit.

Juventus

Bernardeski pas stërvitjes së fundit u ankua për mbilodhje, por nuk mund të them nëse do të jetë titullar apo do ta nisë nga stoli. Në vend të tij mund të luajnë Bentankur, Aleks Sandro ose Sturaro, ndërsa për Bufonin kemi planifikuar një pushim. Edhe Dibalën e kam gati, por vështirë se mund të luajë më shumë se tridhjetë minuta, ndërsa përveç Kuadrados, të gjithë të tjerët (Matuidi e Lihshtajner) do t’i kemi në dispozicion që nga e hëna”.

Juventus Torino

RIVALËT

Torino me Maxarin ka fituar tre dhe barazuar dy nga pesë takimet e fundit. Derbi është një takim më vete me Alegrin që e analizoi duke thënë se: “Mendërisht janë shumë mirë dhe po shfaqin soliditet që nga ardhja e Maxarit. Kanë koncepte të mira loje dhe dinë të marrin më të mirën në fushë, ndaj, nëse dikush mendon se e kemi të lehtë, gabohet”. Napoli duket se i ka dhënë duart Europës për t’u përqendruar në kampionat.

Torino

Alegri përjashton një qëndrim të tillë duke premtuar impenjim: “Europa është një stimul dhe jemi krenarë me atë që kemi bërë sepse jemi mes dhjetë ekipeve më të mira kontinentale. Kampionati mbetet objektiv dhe nuk ka të bëjë nëse luajmë përpara apo pas Napolit pasi trysni ka gjithmonë. Tensioni është gjithnjë pas shpine, si një qen që ndjek vazhdimisht bishtin e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"