Alban Hoxha në gjendje të mirë, rriten shpresat për rikthimin ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 10:58

Alban Hoxha në gjendje të mirë, rriten shpresat për rikthimin ndaj Skënderbeut

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, mungoi në ndeshjen ndaj Luftëtarit, për shkak të dëmtimit që portieri pësoi në grumbullimin e fundit me Kombëtaren. Fillimisht u pretendua për një lëndim serioz, por pas ekzaminimeve mjekësore doli që ishte thjesht një dëmtim i gradës së parë të ligamenteve.

Alban Hoxha

Para ndeshjes me gjirokastritët, gatishmëria e Hoxhës për ndeshjen me Skënderbeun ishte në dyshim. Por, me shtyrjen e ndeshjes me tri ditë, rriten shanset që Hoxha të jetë titullar ndaj korçarëve. Pas ndeshjes me Luftëtarin, portieri e pranoi vetë për “Panorama Sport” se gjendja e tij është më e mirë dhe ka shpresa të jetë në fushë ndaj Skënderbeut.

“Ndihem më mirë pas terapisë që kam nisur dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe të bëhem gati që në ndeshjen e radhës”, u shpreh kapiteni i të kuqve shkurtimisht për gazetën pas ndeshjes me Luftëtarin, takim të cilin portieri Hoxha e ndoqi nga shkallët e stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"