Alarm dëmtimesh, Tirana nuk i ndal eksperimentet. Ja si pritet të luajnë bardheblutë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 9:52

Alarm dëmtimesh, Tirana nuk i ndal eksperimentet. Ja si pritet të luajnë bardheblutë ndaj Skënderbeut

Tirana fitoi me Teutën, por për të arritur te ringjallja, bardhebluve dhe Julian Ahmatajt u janë dashur shumë punë. Punë taktike dhe lëvizje pafund në formacion.

fetre

Dëmtimet e shumta dhe rezultatet e dobëta kanë bërë që te bardheblutë të mos ketë stabilitet në formacionin që e ka nisur nga minuta e parë këto pesë javë. Aq sa Julian Ahmataj ka luajtur me katër formacione të ndryshme në pesë ndeshje kampionat, duke vënë një rekord më vete. Lista e gjatë e dëmtimeve ka ndikuar në një krah, ndërsa në krahun tjetër rezultatet dhe moduli mezi janë stërholluar për të gjetur më të mirën.

FORMACIONI 1 – Ahmataj e nisi dy javët e para me një formacion tip dhe Kainën e Lushkjen në stol, ashtu si edhe Likën. Humbja në derbi solli edhe ndryshimin e skuadrës, që pa sulmuesin e gjatë nuk funksiononte.

FORMACIONI 2 – Me Egnatian për arsye të ndryshme nuk luajtën Hila, Doka, Hoxhallari dhe Latifi. Ahmataj aktivizoi lojtarë të tjerë, por në fund doli me humbje nga fusha e lojës.

FORMACIONI 3 – Me një tjetër humbje pas Partizanit, Ahmataj bëri disa ndryshime sërish para derbit me Dinamon. Meta në lojë dhe Jonuzi për herë të parë këtë sezon në stol, ashtu si edhe lojtarët e tjerë. Funksionoi përgjysmë, pasi Tirana mori vetëm një pikë në derbin numër 2.

FORMACIONI 4 – Në sfidën me Teutën tjetër përmbysje rreshtimi. Haxhiu luajti si sulmues i djathtë, ndërkohë që Hasani ishte pas Kainës. Rezultati erdhi, ndërsa jashtë për arsye taktike ishin Jonuzi-Lushkja dhe Latifi, Lulaj e të tjerë për dëmtime. Në këtë sfidë, Ahmataj ndryshoi edhe skemën e lojës dhe rezultati erdhi. Fitore falë golave të Hasanit.

ANTI-SKËNDERBEU – Julian Ahmataj të dielën ka sfidën e radhës për të kaluar. Ndaj korçarëve do të ketë një ekip me shumë mungesa, pasi disa lojtarë janë të dëmtuar, të tjerë në dyshim dhe dy të pezulluar për kartonë. Zyrtarisht Doka dhe Deliu nuk luajnë. Lulaj ende nuk ka nisur stërvitjen me grupin. Patrik, Selmani dhe Abdullahu janë të dëmtuar. Latifi dhe Abazaj do të jenë deri në fund në dyshime. Në këto kushte Ahmataj pritet të hedhë në fushë Kozin në portë. Në mbrojtje, Haxhiun, Najdovskin, Hoxhallarin dhe Përgjonin. Në mesfushë, Hila, Lushkja dhe Jonuzi. Sulmi do të jetë i përbërë nga Kaina, Hasani dhe njëri prej dyshes Abazaj-Latifi, varet cili ia del. Nëse të dy janë gati, kthehet skema e Teutës dhe njëri prej Lushkjes dhe Jonuzit ulet në stol.

11

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"