Akuzat e Kukësit, reagon Qarri: Turp për ta, Kamza fitoi me meritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 22:20

Akuzat e Kukësit, reagon Qarri: Turp për ta, Kamza fitoi me meritë

Naim Qarri ishte duke shijuar i qetë fitoren e skuadrës së tij në Kukës përballë skuadrës kampione.

Naim Qarri

Dhe teksa po lundronte në internet, informohet me reagimin e klubit të Kukësit, që në deklaratën pas ndeshjes, akuzonte se klubi i Kamzës kishte blerë gjyqtarin e sfidës, Enea Jorgjin.

I irrituar dhe më shumë i zhgënjyer nga akuzat e Kukësit, kreu i klubit kamzali ka reaguar menjëherë.

kukesi-kamza-plaku-hallaci-470x313

REAGIMI – Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Qarri shprehet:

“Po shikoja akuzat e klubit të Kukësit dhe të them të drejtën u ndjeva shumë keq. Po ky është turp i madh për skuadrën kampione të Shqipërisë. Më duket absurde që të akuzosh skuadrën tonë që ka blerë gjyqtarin. Më vjen keq që hidhet baltë ndaj djersës së lojtarëve dhe lojës që ata bënë në këtë ndeshje. Nuk mund të luhet me ndjenjat e skuadrës sonë. Ky është turp për skuadrën e Kukësit. Po çfarë do të thonë ata kur në Kukës i ka mundur edhe Lushnja apo Luftëtari? Futbolli i tillë është. Unë kurrsesi nuk mbroj gjyqtarin, por ky është turp për klubin kampion. Ne bëmë një lojë shumë të mirë dhe arritëm të fitojmë me sukses. Do të vazhdojmë të surprizojmë ashtu siç kemi bërë deri tani. Të tjerët të merren me akuza të kota dhe të pavlera”, përfundoi i irrituar Qarri reagimin e tij.

Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu ia doli që të fitonte me rezultatin minimal 1-0 në transfertën e vështirë të Kukësit përballë skuadrës kampione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"