Akuza për trukim, pezullohet përjetë sportistja europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:46

Akuza për trukim, pezullohet përjetë sportistja europiane

Aleksandrina Naidenova është skualifikuar përjetësisht nga tenisi pasi është shpallur fajtore për 13 akuzat e ngritura ndaj saj nga Programi Antikorrupsion i tenisit në vitet 2015-2019. 12 akuza ndaj sportistes bullgare ishin për trukim të ndeshjeve, ndërsa 1 akuzë konsistonte në pengimin në disa raste të hetimeve nga tenistja.

AleksandrinaNaydenova.aspx

Por, përveç skualifikimit të përjetshëm, 28-vjeçarja është ndëshkuar gjithashtu edhe me një gjobë prej 150.000 dollarësh. Kjo masë ndëshkuese jo vetëm që i heq të drejtën e të luajturit në çdo lloj turneu, por madje i ndalon asaj edhe pjesëmarrjen si spektatore në ndeshjet e tenisit. Rezultati më i lartë në karrierë për Naidenovën ka qenë vendi i 218-të, ndërsa në momentin e skualifikimit sportistja renditej e 239-ta në klasifikimin botëror ATP.

Naidenova bëhet kështu bullgarja e tretë që dënohet gjatë këtyre javëve të fundit. Më 4 nëntor Karen Kaçtarian u skualifikua gjithashtu përjetësisht si dhe u gjobit me 250.000 dollarë për trukim, ndërsa vëllai i saj, Iuri, u pezullua me 10 vite si dhe u gjobit me 50.000 dollarë për të njëjtin motiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"