Akord me sulmuesin që shkëlqeu në Serinë A, Junajtid trembet nga PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 22:27

Akord me sulmuesin që shkëlqeu në Serinë A, Junajtid trembet nga PSG-ja

Mançester Junajtidi e ka arritur këtë javë marrëveshjen personale me sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund, për të cilin në orët e fundit ka hyrë edhe klubi i PSG-së, por danezi dëshiron vetëm një transferim në “Old Trafford”.

Hojlund55

Pak orë më parë, eksperti i merkatos Fabricio Romano, zbuloi edhe ofertën e parë të “djajve”, pasi Atalanta refuzoi propozimin e tre lojtarëve në shkëmbim.

Çmimi i kartonit të kërkuar nga bergamaskët është rreth 100 milionë euro (85 mln paund). Pikërisht për shkak të ndërhyrjes së PSG-së, anglezët duan ta mbyllin shpejt marrëveshjen për danezin 20-vjeçar, duke bërë një ofertë zyrtare prej 65 milionë paundësh, në mënyrë që të mos nisë një ankand që i shkon për shtat vetëm klubit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"