Ahmataj duhet të bëjë nga e para mbrojtjen, një tjetër mungesë e rëndësishme në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 18:23

Ahmataj duhet të bëjë nga e para mbrojtjen, një tjetër mungesë e rëndësishme në kampionat

Erjon Hoxhallari është mungesa e madhe e Tiranës në sfidën me Kukësin, pasi u ndëshkua me të kuq në sfidën me korçarët.

hoxhallari

Dy ndeshje rresht Tirana e pëson nga lojtarët. Kështu, në Durrës ishte Doka që la skuadrën me 10 vetë në fushën e lojës. Në sfidën me Skënderbeun, ekipin e “braktisi” kapiteni Erjon Hoxhallari. Kujtojmë që këtë sfidë kthehet i dëmtuari Jonuzi.

Kësisoj, trajnerit Ahmataj do i duhet të ribëjë prapavijën, duke llogaritur se tashmë nuk ka më në dispozicion as Dokën i cili është transferuar në Hungari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"