Transferimi i Politanos drejt dështimit, Roma nis ofensivën për dy lojtarët shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 10:32

Transferimi i Politanos drejt dështimit, Roma nis ofensivën për dy lojtarët shqiptar

Mateo Politano dukej shumë afër kalimit te Roma, por kur pritej vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi që do të çonte Spinacolën te Interi, marrëveshja u ndal dhe është shumë afër dështimit.82179037_10162872112095125_8551766446001094656_n

Në këtë situatë verdhekuqtë duhet të shikojnë për lojtarë të tjerë, në repartin e sulmit dhe alternativat nuk mungojnë.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, drejtuesit kryeqytetas kanë hedhur sytë nga Adnan Januzaj, i cili aktualisht aktivizohet me Real Sociedadin. Futbollisti shqiptar pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe pritet të nisin një sulm për të. januzaj

Megjithatë Januzaj nuk është lojtari i vetëm shqiptar që ndiqet nga Roma. Nën vëzhgimin e italianëve është edhe Xherdan Shaqiri, i cili nuk po gjen shumë hapësira te Liverpuli dhe mund të pranonte një kalim në “Olimpico”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"