Afrime të goditura, klubi i Kategorisë së Parë po i bind të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2019 | 23:37

Afrime të goditura, klubi i Kategorisë së Parë po i bind të gjithë

Rrogozhinasit luajtën një tjetër miqësore të martën pasdite me Bylisin, ku fituan 2-0. Egnatia ka ndryshuar në shumë aspekte dhe të gjithë janë optimistë për kampionatin që po afron. Stafi teknik ka bërë që skuadra të ketë harmoni në lojë, ndërsa e veçanta është se disa nga blerjet e verës kanë gjetur golin.

egnatia

Sulmuesi Ardit Jaupaj, për shembull, shënoi në ndeshjen e parë me fanellën e Egnatias. Drejtuesit e klubit kanë bërë shumë afrime cilësore, madje kanë marrë edhe lojtarë nga jashtë vendit, të cilët i kanë dhënë skuadrës së trajnerit Ndriçim Kashami forcën e duhur për të përballuar Kategorinë e Parë.

Egnatia

Egnatia po stërvitet prej disa ditësh në Divjakë, në kushte shumë të mira në çdo drejtim. Stafi teknik kërkon nga futbollistët në çdo moment që ata të jenë sa më të përqendruar. Deri tani të gjithë i kanë përballuar ngarkesat fizike, siç konfirmon për gazetën edhe doktori Gëzim Bidaj, i cili ndjek prej vitesh nga afër çdo seancë apo sfidë zyrtare të Egnatias.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"