Afrime dhe rinovime te skuadra e Kategorisë së Dytë, synohet ngjitja në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 19:06

Afrime dhe rinovime te skuadra e Kategorisë së Dytë, synohet ngjitja në të Parën

Luzi 2008 e ka nisur shpejt punën për sezonin e ri. Presidenti Albert Lusha emëroi administrator ish-portierin e njohur Gëzim Bushi, më pas u konfirmua trajneri Anxhelo Suta, i cili do të tentojë sërish ta çojë në Kategorinë e Parë këtë skuadër.

Tirana B - Luzi 0-2 logo

Edhe lëvizjet në merkato kanë qenë të shumta, ku janë afruar lojtarë si Klodian Melani, Nertil Ferraj, brazilianin Ribeiro, Xhulio Trimi, portieri Leonid Varfi etj.

Po ashtu, kanë rinovuar lojtarët kryesorë të sezonit të shkuar, ndaj dhe Luzi pritet të jetë edhe më i fortë. Gjatë ndeshjeve miqësore paraqitja ka qenë e mirë dhe tifozët kavajas presin që këtë herë skuadra ta realizojë objektivin.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"