Afrikanët mësyjnë në Vlorë, kërkojnë pagat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2018 | 12:45

Afrikanët mësyjnë në Vlorë, kërkojnë pagat

Lojtarët nga Guiena që mbyllën sezonin me Flamurtarin, sulmuesi Sekou Kamara dhe mesfushori Lancinet Sidibe, janë shfaqur dje në Vlorë. Mësohet se afrikanët kanë udhëtuar të hënën drejt qytetit bregdetar për t’u takuar me drejtuesit e klubit dhe u sqaruan për pagat e prapambetura, si dhe të ardhmen.

kamara sidibe

Të dy janë nën kontratë me Besëlidhjen e Lezhës dhe në sezonin e fundit kanë luajtur si të huazuar te Flamurtari. Klubi vlonjat nuk arriti të blinte kartonin e afrikanëve, pavarësisht se ish-trajneri Shpëtim Duro disa herë u bëri thirrje drejtuesve për të biseduar me Besëlidhjen. Me sa duket, trajneri i ri, Ilir Daja, nuk i ka më në planet e tij. Në këto kushte, Kamara dhe Sidibe dje ishin në ambientet e klubit, por në pasdrekë ata janë paraqitur edhe në bankën ku tërheqin pagat lojtarët e Flamurtarit.

sidibe

Dy afrikanët kanë takuar drejtuesit, pasi kanë kërkuar që të paguhen për pagat e prapambetura, por kanë kërkuar që të marrin edhe lejen e kalimit, duke qenë se vlonjatët nuk i kanë më në plane. “Panorama Sport” mëson se Kamara dhe Sidibe janë në kontakte me klubin e Partizanit. Nuk dihet ende se deri ku kanë avancuar bisedimet, por janë të gjitha gjasat që ata të vishen të kuq. Afrikanët janë si paketë dhe zor se mund të ndahen nga njëri-tjetri, madje këtë kërkesë ia kanë bërë edhe menaxherit të tyre që po negocion me Partizanin.

SITUATA NË MERKATO – Trajneri Ilir Daja kërkon që të afrojë te Flamurtari lojtarë cilësorë për të arritur objektivat madhorë që do të ketë klubi në sezonin e ri. Në këto kushte, orët e fundit po flitet shumë për mbrojtësin Tefik Osmani dhe mesfushorin Gjergji Muzaka. Këta dy lojtarë cilësohen si shumë të rëndësishëm për projektin e trajnerit Daja. Po ashtu, një tjetër lojtar i Skënderbeut që përflitet për të ardhur në Vlorë është edhe Gledi Mici.

flamurtari

Burime pranë klubit konfirmojnë se pëlqehet edhe mesfushori që mbylli sezonin me Teutën, Ardit Hila. Me këtë të fundit është kontaktuar, madje i është bërë edhe oferta, por ende nuk ka garanci. Ndërkohë, nga skuadra që mbylli sezonin, vetëm tre lojtarë kanë rinovuar zyrtarisht me Flamurtarin. Mesfushorët Muhamed Useini, Emiljano Musta dhe Tomislav Bushiç kanë zgjatur marrëveshjet edhe për një vit. Klubi me shumë mundësi do të rinovojë edhe me disa lojtarë të tjerë, por duhet që të marrë më parë pëlqimin e trajnerit Daja. Kështu, emra si Danilo Alvesh, Artim Pollozhani dhe Goran Siljanovski janë të parët në listë për të qëndruar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"