AF Luftëtari gati për startin, “blindon” portën me 20-vjeçarin nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 12:40

AF Luftëtari gati për startin, “blindon” portën me 20-vjeçarin nga Prishtina

Pas dy muajsh përgatitje, AF Luftëtari është gati për të nisur aventurën e re për sezonin 2022-2023 me ndeshjen e së dielës në transfertë kundër Elbasanit.

FATOS SINANI 1

Skuadra e drejtuar nga Arben Çoni dhe Dritan Kristidhi është përforcuar shumë në merkaton e verës dhe në klub janë të bindur se këtë sezon ekipi do të luftojë vetëm për vendet e kreut të tabelës.

“Panorama Sport” mëson se afrimi më i fundit i bluzinjve është portieri nga Prishtina, Fatos Sinani.

20-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-19 të Kosovës, ndërsa është formuar si portier te klubi më i madh “dardan”, FC Prishtina.

308336121_478004110914966_3552901305396555988_n

Në sezonin 2021-2022 ai ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës. Së fundi, Sinani është stërvitur edhe tek Apolonia e Fierit, por gjithsesi për sezonin e ri futbollistik do të mbrojë portën e skuadrës gjirokastrite.

LAMAJ – Gjirokastritët kërkojnë ta nisin mbarë kampionatin, edhe pse e dinë që të dielën në Elbasan i pret një ndeshje e vështirë. Qendërmbrojtësi Xhojsi Lamaj ka folur për gazetën në lidhje me gjendjen aktuale të ekipit, si dhe objektivat.

“Në skuadër janë afruar lojtarë cilësorë. Jemi një grup me djem të rinj, që kemi dëshirë për të ecur përpara.

Të gjitha ndeshjet do t’i marrim sipas radhës, duke filluar nga takimi me AF Elbasani.

Do të udhëtojmë drejt Elbasanit për të marrë rezultat pozitiv.

Kemi punuar fort për ta nisur me këmbë të mbarë këtë sezon”, deklaroi 24- vjeçari përmetar i bluzinjve.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"