A do të rikthehet Agolli dhe pse nuk u grumbullua Sadiku? Ja si përgjigjet Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 12:02

A do të rikthehet Agolli dhe pse nuk u grumbullua Sadiku? Ja si përgjigjet Panuçi

Në intervistën e dhënë për kanalin në “youtube” të FSHF-së trajneri Kristian Panuçi është pyetur dhe për mungesën e kapitenit Ansi Agolli dhe a ka shanse që mbrojtësi i majtë të rikthehet në Kombëtare, pas momentit jo të mirë që po kalon ky repart.

agolli-dhe-panucci

Tekniku italian i ka mbyllur derën Agollit duke thënë se është 37-vjeç  dhe pa perspektivë. Ai gjithashtu u pyet edhe për lënien jashtë të Armando Sadikut.

“Agolli është një futbollist 37-vjeçar, që do të thotë se në perspektivë nuk mund të na ndihmojë, ndaj duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta në këmbë. Por në ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbullohet”, u shpreh Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"