Interi studion disa pista për një sulmues, në skenë del emri i lojtarit të Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 11:32

Interi studion disa pista për një sulmues, në skenë del emri i lojtarit të Sitit

E ardhmja e Lautaro Martinezit është në dyshim, ndaj Interi po shikon përreth. Një shitje e mundshme e “Demit” do të detyronte zikaltrit të bënin një revolucion në sulm, me së paku dy goditje të sigurta plus një të tretë në rast se konfirmohet edhe largimi në huazim i Espozitos.Lautaro Martinez (R) of FC Internazionale scores the opening

Deri tani po ndiqet pista “Kavani”, i cili nuk mendohet se do të jetë zëvendësuesi i Martinezit ashtu siç ishte thënë në një moment të parë, por një afrim që do t’i marrë vendin Aleksis Sançezit: uruguaiani është rikthyer sërish aktualitet në ambientet interiste pas tentativave të verës së kaluar, përpara se “Matador” të vendoste të qëndronte në Paris.

Megjithatë, sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po ndjekin edhe një tjetër profil, një emër që përbën disi surprizë: Serxho Aguero. Argjentinasi ka kontratën në skadencë deri në vitin 2021 me Mançester Sitin, nuk është më i lumtur te “Qytetarët” (edhe në sajë të përjashtimit nga kupat europiane për dy sezonet e ardhshme, në pritje të KAS-it) dhe tani po studion vërtet pistat për të ardhmen.

AGUERO

Aguero i pëlqen prej kohësh Interit dhe tani klubi i Stiven Zhang po e konsideron me interes të madh. Për nga karakteristikat, në fakt, do të ishte pasuesi ideal i Lautaros. Ja përse edhe emri i tij duhet mbajtur në konsideratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"