98 shokë në dhomat e zhveshjes, 11 penallti të humbura dhe 1661 kundërshtarë. Ja statistikat e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2018 | 22:17

98 shokë në dhomat e zhveshjes, 11 penallti të humbura dhe 1661 kundërshtarë. Ja statistikat e Mesit

Leo Mesi festoi ditën e djeshme ndeshjen e tij të 400-të në kampionatin spanjoll me Barcelonën. Argjentinasi është i treti në historinë e katalanasve me kaq shumë ndeshje. Gazeta “Marca” ka publikuar disa nga statistikat e tij më interesante të karrierës, kundërshtarët, golat dhe gjithçka ka bërë në këto 13 vite në Spanjë.

* Me 400 ndeshje në La Liga, Leo Mesi bëhet lojtari i tretë në historinë e Barcelonës që ka luajtur kaq shumë. Vendin e parë e mban Ksavi me 505, ndërsa të dytin Iniesta me 426.

* Argjentinasi ka shënuar 365 gola në historinë e La Ligës, duke u bërë lojtari me më shumë gola në këtë kampionat. 48 prej tyre i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

mesi

* 32.160 minuta të luajtura nga ai në kampionatin spanjoll, 356 ndeshje si titullar. Nga ato 306 i ka përfunduar në fushën e lojës.

* Mesi ka arritur 303 fitore, 60 barazime dhe 37 humbje.

* Skuadrat me të cilat është përballur deri tani kanë qenë 39. Sevija dhe Atletiko e Bilbaos janë ekipet, ndaj të cilave ka më shumë fitore (17), ndërsa Reali ekipi që i ka shkaktuar më shumë humbje 6.

* Janë 4 skuadrat që “Pleshti” nuk u ka shënuar dot në kampionatin spanjoll, Kadiz, Girona, Murcia dhe Kserez.

* Në 13 sezone me skuadrën e Barcelonës, Mesi është shoqëruar nga 97 futbollistë të ndryshëm në dhomat e zhveshjes. Kutinjo do të jetë i 98-ti për të.

* Pep Guardiola është trajneri që e ka drejtuar në më shumë ndeshje në La Liga, me 136 ndeshje.

* Argjentinasi është ndëshkuar 38 herë me karton të verdhë, por kurrë me karton të kuq.

* Andres Iniesta është shoku i skuadrës, me të cilin ka luajtur më shumë në karrierë, 316 ndeshje.

mesi

* “Pleshti” ka gabuar 11 herë nga pika e bardhë e penalltisë.

* Portieri që është ndëshkuar më shumë herë nga Leo Mesi është Diego Alvesh. Atij i ka shënuar 21 gola.

* Arbitri që e ka arbitruar më shumë në 400 ndeshjet në La Liga ka qenë Undiano Majenko (30).

* Leo Mesi ka pasur 1661 rivalë përballë, në 400 ndeshjet që ka luajtur në kampionatin spanjoll.

* Gabi është lojtari, ndaj të cilit ka fituar më shumë ndeshje, 15.

* Dy trajnerët që ka mundur më shumë në kampionat janë Emeri dhe Kaparros, me 15 fitore.

* Serxho Ramos është kundërshtari, me të cilin është përballur më shumë, 23 herë. Kundër tij ka humbur 6 ndeshje (më shumë se ndaj kujto tjetër).

* Arbitri që e ka ndëshkuar më shumë me kartonë të verdhë është Mateu Lahoz, 4.

* Leo Mesi ka bërë 850 goditje në portë, me një mesatare 2.12 goditje në portë për ndeshje.

* Numri dhjetë i Barcelonës ka dhënë 142 asiste për gol në 400 ndeshjet e tij në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"