9 pikë të humbura po e largojnë nga Superiorja, futbollisti i Pogradecit: Luajmë dhe kundër gjykimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:20

9 pikë të humbura po e largojnë nga Superiorja, futbollisti i Pogradecit: Luajmë dhe kundër gjykimit

Tri humbje radhazi e kanë larguar gjithnjë e shumë nga misioni “Superiore” Pogradecin. E megjithatë, lojtarët nuk kanë në plan që të dorëzohen. Këtë e thotë edhe kapiteni Saimir Jahaj, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” paralajmëron kthesën e madhe.
Jahaj

“Shikoni se si kanë ardhur këto humbje dhe pastaj le të gjykohemi. Ne na duhet të luajmë jo vetëm me futbollistët kundërshtarë, por edhe me gjykimin. Në këto kushte e kemi pasur të vështirë, por në fund të fundit kemi dalë me kokën lart dhe pikët na i kanë marrë të tjerët. Kjo ka qenë edhe periudha më e vështirë dhe më zhgënjyese në karrierën time sportive. Vërtet është një mision i vështirë ngjitja, por jo i pamundur. Nëse të gjithë do të luajnë pastër dhe ndershmërisht, them se situata mund të kalojë në favorin tonë. Derisa edhe matematika na mban në lojë, pse të mos luftojmë deri në fund. Kemi potencialin e duhur për të mundur çdo ekip, por kur na mundin ‘të tretët’, kjo është e papranueshme. Megjithatë, do të përshtatemi edhe në këto kushte”, tha Jahaj.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"