Priten skarcime në janar, ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 21:00

Priten skarcime në janar, ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Mirë apo keq, sido që të shkojë situ ata, në janar Tirana mund të përballet me afrime dhe largime nga skuadra.

tiranaaa

Trajneri Julian Ahmataj konsideron se duhen emra të tjerë që bardheblutë të luftojnë për titullin kampion, ndërkohë që në skuadër ka jo pak lojtarë që qëndrojnë në stol dhe nuk kryejnë asnjë funksion veç atë të të qenurit rezervë. Gjithsesi, për momentin ka fjalë për lëvizje të caktuara në radhët e 24 herë kampionëve.

LARGIMET – Janë të shumtë emrat që përfliten për një largim nga skuadra. Si fillim, bardheblutë duket se nuk janë shumë të kënaqur nga Ismael Dunga dhe performanca e tij. Lojtari ka kaluar shumë probleme fizike dhe në fushë, veç golave nuk ka ngrohur, edhe pse nuk i është dhënë ndonjë mundësi e madhe.

ismael dunga

Dunga ka një kontratë afatgjatë me Tiranën, por mund të ndodhë që palët të shohin rrugë të tjera në janar. Një tjetër lojtar në ajër është edhe Albi Doka. Ky i fundit duhet të firmosë rinovimin brenda pak ditësh. Nëse Doka nuk e bën një gjë të tillë, gjasat janë që Tirana do të tentojë ta shesë mbrojtësin në janar, për të përfituar para. Edhe Dorian Kërçiku mund të largohet, duke parë që nuk ka shumë hapësira, por gjithçka është në dorë të lojtarit, i cili do të shohë ku i leverdis më shumë.

albi doka

Të presë shansin e tij te kryeqytetasit apo të provojë fatin diku tjetër. Nuk ka mbaruar ende, sepse edhe Ernest Muçi mund të jetë një largim. Ai ose do të shihet në ndonjë skuadër, ose do të jepet borxh që të luajë. Mund të jetë më mirë për Tiranën dhe karrierën e lojtarit. Janë edhe lojtarë të tjerë që mund të largohen, por si fillim bardheblutë duhet të mbyllin 2019-ën për të parë se do të jenë të renditur dhe më pas për të vendosur për të ardhmen.

AFRIMET – Aludimet për largime gjithmonë sjellin edhe fjalë të ndryshme për afrime. Kështu, Tirana është duke kërkuar me ngulm mbrojtës, ose më saktë qendërmbrojtës.

Po bëhet e pamundura për të gjetur lojtarë cilësorë në këtë repart, pasi Ahmataj e kërkon medoemos një futbollist të tillë, duke parë paraqitjet në këtë repart. Për momentin po shihet tregu i huaj, por nuk përjashtohet mundësia e afrimit të ndonjë lojtari nga tregu vendës.

OLSI AVDIAJ  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"