5 sezone më parë ishte rezervë te Besa, sot firmosi me Fenerbahçen. Zbuloni rrogën e majme të sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2019 | 21:13

5 sezone më parë ishte rezervë te Besa, sot firmosi me Fenerbahçen. Zbuloni rrogën e majme të sulmuesit shqiptar

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, hodhi ditën e sotme një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës para 5 sezonesh, ka firmosur kontratë 4-vjeçare me klubin e njohur turk të Fenerbahçes.

Muriqi2

Ai do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon plus bonuset, teksa mësohet se verdhëblutë kanë paguar 6 milionë euro në arkat e klubit të Rizesporit për kartonin e 25-vjeçarit.

auto_Muriqi1562501260-730x440

Sipas mediave turke, Fenerbahçe në marrëveshje për Muriqin, ia ka ofruar Rizesporit edhe katër futbollistë të rinj, që besohet të jenë në formë huazimi për sezonin 2019/20.

Muriqi

Për sa i përket të shkuarës, Muriqi e ka nisur karrierën te Liria e Prizrenit, teksa më pas kaloi te Teuta e Durrësit, ku u aktivizua 18 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol.

muriqi

Drejtuesit durrsak vendosën ta huazonin sulmuesin te Besa e Kavajës, ku shumicën e ndeshjeve qëndroi në stol. Me fanellën e Besës, Muriqi realizoi 3 gola në 13 takime, teksa më pak u transferua te Giresunspori në Turqi ku edhe shpërtheu, duke shënuar 21 gola në 57 ndeshje. Në këtë moment karriera e tij mori një tjetër rrjedhë duke u shndërruar më pas në një bomber të vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"