Luan titullar sot ndaj Napolit, portieri i Genk hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 18:49

Luan titullar sot ndaj Napolit, portieri i Genk hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Genk do të luajë ndaj Napolit ditën e sotme në Itali, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.vandevoordt.genk.2019.2020.presa.750x450

Një ditë shumë e veçantë për portierin e Genk, Martin Vandervurdt, i cili është futur në historinë e Ligës së Kampionëve. Portieri belg është lojtari më i ri që debuton në Ligën e Kampionëve, gjatë gjithë historisë së këtij kompeticioni.

Vetëm 17 vjet e 9 muaj dhe 10 ditë, Vandervurdt bëhet lojtari më i ri që luan në këtë kompeticon. Një natë me të vërtetë speciale për djaloshin, i cili nuk do ta harrojë kurrë dhe shpreson të tregojë një performancë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"