VOLEJ FEMRA/ Shkodranet super, përmbysin dhe kalojnë Barletin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 10:05

VOLEJ FEMRA/ Shkodranet super, përmbysin dhe kalojnë Barletin

Kampionati A1 për femra luajti dje ndeshjen hapëse të javës së tretë, ku Vllaznia priti në Shkodër Barletin.volej

Vajzat kuqeblu morën një fitore mjaft të bukur me përmbysje, duke i likuiduar kryeqytetaset me rezultatin 3-1, në një takim që zgjati 2 orë. Të nxitura nga një tifozëri e zjarrtë që kishte mbushur shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, shkodranet nuk falin dhe thyejnë me meritë të plotë ekipin universitar.

Ndonëse sfida nisi mjaft mirë për Barletin, fundi ishte i hidhur, ku skuadra e Artan Pogonit pëson disfatën e tretë në katër ndeshje zyrtare në këtë sezon (është mundur edhe në gjysmëfinalen e Kupës së FSHV-së). Largimi i trajnerit Hasan Gurabardhi po rezulton një problem i madh për 4 herë kampionet e Shqipërisë, pasi nën drejtimin e Pogonit skuadra po zhgënjen në këtë fillim sezoni. Për t’u kthyer te ndeshja e djeshme, ajo ishte një përballje ku nuk mungoi rivaliteti.

uho

Miket luajnë më mirë gjatë setit të parë dhe triumfojnë bindshëm 15-25, por më pas është Vllaznia që dikton gjithçka në parket. Në setin e dytë shkodranet fitojnë 25-21 dhe përsëriten në të tretin, duke triumfuar 25- 21. Seti i katërt është më emocionuesi i gjithë ndeshjes, ku do të duhen pikët shtesë për të përcaktuar fituesin. Por është përsëri Vllaznia që tregohet më e saktë dhe ia del ta marrë këtë fraksion 28-26 dhe gjithë ndeshjen 3-1.

DGDFH

Ashtu siç po ndodh rëndom, edhe kjo ndeshje ishte e kuotuar në kompanitë e huaja të basteve, të cilat kanë mundësi e variante të ndryshme për ta luajtur, si “live” ashtu edhe me sete. Ndeshjet e Kategorisë A1 do të vijojnë edhe sot, ku do të kemi tri sfida. Përballja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Tiranës dheMirditës, ku të dyja ekipet janë me pikë të plota. Partizani, pas suksesit fantastik në Champions, do të ndeshet sot me Teutën, ndërsa Apolonia do të sfidojë Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"