200 fitore te Reali dhe 900 ndeshje në karrierë, Ançeloti kërkon të thyejë tabunë e vet me madrilenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 11:48

200 fitore te Reali dhe 900 ndeshje në karrierë, Ançeloti kërkon të thyejë tabunë e vet me madrilenët

Fitorja në Pamplona ndaj Osasunas i hap rrugën Real Madridit drejt titullit, rrethanë e favorizuar nga rënia e dukshme e performancës së Hironas në ndeshjet e fundit. Tani janë 8 pikë që i ndajnë madrilenët nga Barcelona, me vetëm 9 ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit.

carlo-ancelotti-real-madrid-752x428-2

Ançeloti bëri histori edhe në “Pamplona”, duke rrumbullakosur 200 fitore si trajner i Real Madridit, diçka që para tij e kishte arritur vetëm Migel Munjoz. “Jam shumë krenar që kam arritur kaq fitore, por nuk mjaftojnë. Tani po mendoj për fitoren e 201-të”, – tha Karlo pas fitores 4-2 ndaj Osasunas, e cila ishte edhe ndeshja e tij numër 900 në elitën e vendeve ku ka drejtuar.

Italiani është i vetmi trajner në Evropë që ka fituar pesë ligat kryesore evropiane. Nëse e fiton sërish titullin në “Santiago Bernabeu” do të ishte hera e parë që do ta përsëriste këtë sukses në të njëjtin vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"